ITALI, 12 mars 2013 – Një grua ka lajmëruar në rrjetin social Facebook se do të vetvritej, por fatmirësisht ajo nuk arriti ta çonte deri në fund aktin estrem, pasi u ndihmua nga shoqja e saj.

Siç njofton agjencia e lajmeve ANSA, mbrëmjen e djeshme, policia e Peruxhias është lajmëruar me anë të një telefonate, se një grua kishte për qëllim të vetvritej. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shpëtuar gruan, që ndodhej në apartamentin e saj dhe sapo kishte pirë disa qetësues.

Kohët e fundit ka nisur të bëhet modë, njoftimi i vetvrasjes në Facebook, por në këtë rast gruaja qëlloi me fat, pasi mikja e saj bëri ndërhyrjen e duhur në kohën e duhur.  

Para pak ditësh një 17 vjeçar po në Itali, njoftoi vetvrasjen e tij në rrjetin social, por shokët e morën me të qeshur. Adoleshenti u hodh nga taraca e një spitali sepse e kishte lënë e dashura.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/