Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.1 në Durrës.
Siç duket edhe në pamjet që janë siguruar për “DurrësLajm”, nga Denis Simaku, në vendngjarje ka shkuar ambulanca, e cila po transporton të lënduarin tashmë drejt spitalit dhe policia. Ndërkohë në videon e mëposhtme duken edhe njolla gjaku në tokë.
Nuk dihet shumë për ngjarjen, se kush janë personat e përfshirë në konflikt dhe cili ka qenë shkaku.
Policia ka rrethuar zonën me shirit dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.





