33 persona janë gjetur duke ecur të përhumbur e thuajse pa ndjenja në rrugët e Nju Jork-ut, ndërsa disa prej tyre ishin rrëzuar përtokë. Ora shënonte 9.00 dhe shkak për konfuzionin e të rinjve ishte bërë një lloj droge sintetike e quajtur ‘K2’, të cilën ata e kishin konsumuar në një klub nate në Bruklin.
Skena dukej e ngjashme me filmin “The Walking Dead”, por në këtë rast nuk bëhej fjalë për zombi, por për njujorkezë. Të 33 personat që u gjetën në rrugë u shtruan në spital, ndërsa mjekët thanë se kishin marrë mbidozë të K2, një lloj marijuane sintetike. Pas analizave rezultoi se në trupin e tyre nuk u gjet asnjë infeksion.





