Nju Jork, 13 mars 2014 – Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut thonë se së paku 7 vetë janë vrarë nga shpërthimi i gazit që shembi dy ndërtesa në Harlemin Lindor. Zyrtarët thanë sot se ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit ende po punojnë në gërmadhat e dy ndërtesave që janë shkaktërruar, pasi tetë persona konsiderohen ende të zhdukur. Në vendin e shpërthimit është sjellë një makineri e rëndë për largimin e gërmadhave nga hapësira. Banorët në këtë pjesë të Nju Jorkut thanë se prej të martës e kishin ndjerë erën e gazit dhe e kishin lajmëruar kompaninë lokale të shërbimeve lidhur me problemin e mundshëm. Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se incidenti ishte “një tragjedi e llojit më të keq”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





