Nju Jork, 12 mars 2014 – Një zjarr i rënë në një banesë në Nju Jork, i ka marrë jetën një nëne të re shqiptare. Më 11 mars, banesa e familjes Çekani në Adirondack Street në Albany, Nju Jork është përfshirë nga flakët që u përhapën me shpejtësi në mbarë shtëpinë. Në ato momente në banesë ndodhej Zerina Cekani, foshnja e saj disa muajshe dhe vëllai i Zerinës, Johan Cekani, 19 vjeç. I riu arriti të dilte nga dritarja e shtëpisë bashkë me vajzën, por nuk ia doli dot nëna e re.
Ajo pësoi 75% djegie në mbarë trupin dhe humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në spitalin e Syracuse.
Por, ngjarja ka prekur shqiptarët që jetojnë në Nju Jork. Shqiptarët në SHBA janë organizuar për të ndihmuar financiarisht familjen e prekur nga kjo tragjedi. Ata kanë hapur një uebsajt ku bëjnë apel që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Cekani në këtë moment të vështirë të kontribuojë me shuma parash. http://www.cekanifund.org/ është ëebsajti në ndihmë të familjes Cekani, ndërsa apelohet se çdo dollar ndihmon në mbështetje të familjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





