SHBA– Një traget i transportit në Nju Jork, u përplas me një port në Manhatan në orën e pikut të lëvizjes, duke lënë të paktën 50 persona të plagosur.
Incidenti u regjistrua në orët e mëngjesit me orën lokale. Përplasja e tragetit ishte aq e fortë sa ai pësoi çarje, por fatmirësisht nuk u fundos. Megjithatë, dhjetra persona përfunduan në ujë kur termometri shënonte temperaturat minimale.
Grupet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa raportojnë se nga të lënduarit, njëri prej tyre, që ka marrë plagë të forta në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë.
Trageti i transportit ishte nisur nga Nju Xhersi për në Nju Jork. Akoma s’e di se cfarë ndodhi, tha një pasagjer për New York Daily News. “Anija goditi me forcë diçka dhe shumë shpejt e pamë veten në ajër, e më pas disa përfunduan në ujë”, shtoi ai.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Blooomberg dhe krerët e policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të tjera të emergjencës, mbërritën në vendngjarje. Në ishullin e Manhatanit ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhjetra linja transporti ujor, ku më kryesoret janë ato drejt ishullit tjetër Staten Island.
Në 2003, një incident i ngjashëm në këtë ishull, kur një anije pasagjerësh u përplas me molin, gjetën vdekjen 11 persona dhe dhjetra të tjerë u lënduan.