NJU JORK, 4 dhjetor 2013 – Autoritetet amerikane arrestuan një polic shqiptar, i cili shërbente në Queens të Nju Jorkut pasi akuzohet se u vinte gjoba disa bizneseve mes të cilave edhe bizneseve të drejtuara nga shqiptarët në Nju Jork. 

Polici shqiptaro-amerikanm Besnik Llakatura u arrestua së bashku me disa persona të tjerë që akuzohen për disa vepra penale.

Mesa duket polici Llakatura kishte paralajmëruar pronarin e një restoranti që të paguante kriminelët pasi sipas tij ata drejtonin zonën e Astorias. 

Sipas autoriteteve amerikane, ai kishtë bashkëpunuar me dy kriminelët shqiptare, Redinel Dervishaj dhe Denis Nikolla për të zhvatur nga një pronar restoranti, plot 24 mijë dollarë.

Polici shqiptaro- amerikan Besnik Llakatura kishte paralajmëruar drejtuesit e lokaleve në Queens që të mos njoftonin policinë dhe autoritetet amerikane, se në rast të kundërt do të përballeshin me kriminelet, që të gjithë këta shqiptarë.