Presidenca nuk ka bërë asnjë njoftim deri më tani, për një takim të zhvilluar mes presidentit Bajram Begaj dhe një zyrtari të qeverisë së Bangladeshit në Nju Jork, nga ku kreu i shtetit shqiptar, ka kërkuar fuqi punëtore bangladeshase për vendin tonë.

Dy media të ndryshme në Bangladesh kanë raportuar takimin në Nju Jork të presidentit Bajram Begaj me një këshilltar të qeverisë së atjeshme shoqëruar dhe më këtë foto.

“Shqipëria shumë e interesuar për të marrë punonjës nga Bangladeshi për tregun e saj të punës”. Ky është titulli gazetës “The Daily Star”.

Shqipëria shkruhet në të dy këto shkrime ka shfaqur interes të madh për rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar dhe gjysmë-kualifikuar nga Bangladeshi për të përmbushur nevojat e saj në zgjerim në tregun e punës.

Kjo propozim u përcoll nga Presidenti shqiptar Bajram Begaj gjatë një takimi me këshilltarin kryesor Muhammad Yunus në  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York.

“Na duhen punëtorë për vendin tonë, dhe disa kompani shqiptare kanë paraqitur tashmë kërkesa për të punësuar nga Bangladeshi,” citohet të ketë thënë në takim presidenti Bajram Begaj./TCH