Pasi përfundoi aventurën e tij të dytë te Sevilja më 30 qershor, Sergio Ramos, ka shprehur gjithmonë dëshirën e tij për të vazhduar të luajë në Europë.
Sipas asaj që raporton Sport, spanjolli është në kontakt me Njukasëll, një skuadër që aktualisht ëshhtë një pikë larg zonës europiane në Premier Ligë.
Bëhet fjalë se klubi anglez i ka afruar një marrëveshje për 1 vit e gjysmë, ish-kapitenit të Real Madridit dhe Kombëtares spanjolle. Tani pritet në vijim se çfarë do të ndodhë.