Dyshja e shumë e përfolur në mediat rozë, Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë! Për një moment menduam se ata do të sillnin një këngë, por kësaj here paskan punuar për diçka akoma dhe më të madhe.
Pas shumë kohësh dhe të përfolur shumë herë për ndarje dhe ribashkime të tyre , çifti kësaj rradhe ka postuar një foto ku shihen të dy bashkë , kështu që kanë zbuluar dhe surprizën më të madhe për fansat.
Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik.
Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.
Kënga e tyre “No Rich Parents” e ka një datë publikimi dhe për të gjithë ju që mezi po prisni, ju bëjmë me dije se “Rosenkrieg” do të publikohet sot në orën 00”00. Mozzik e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, nëpërmjet kësaj fotoje.





