11 tetor 2013-Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, është fituese e çmimit Nobel për paqe, për vitin 2013, ka komunikuar Akademia Suedeze.Organizata e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara, është aktualisht e angazhuar në procesin e eleminimit të armëve kimike siriane.Menjëherë pas çmimit Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar Sirian, Khaled Saleh, ka komentuar në Stamboll duke e cilësuar ironike.
"Më duket ironike. Nuk mendoj se dhënia e këtij çmimi për këtë organizatë, i jep Sirisë ndonjë shpresë për paqe. Realiteti është se ne duam që populli i Sirisë të jetë i lirë, por jo që Assadi të jetë i lirë nga drejtësia” ka thënë ai.
Saleh ka shtuar se “Ne kemi nevojë që të ndalet dhuna në Siri, dhe deri tani, komuniteti ndërkombëtar, nuk ka bërë asgjë për ta ndalur gjakderdhjen”.
Nobelin për paqe 2013 e fiton Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





