Ajo është një prej konkurrenteve më të spikatura të të gjitha edicioneve të Big Brother, ndërsa tani, pak ditë para fillimit të spektaklit emri i saj është përfolur si një prej opinionisteve.

E intervistuar për revistën "Who", Noçja ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, si dhe rikthimin në shtëpinë e survejuar nga kamerat.

Noçja, emri i vërtetë i së cilës është Najada Konomi ka thënë se rikthimi i saj do të jetë nostalgjik pasi në Big Brother ka përjetuar një eksperiencë të bukur.

Megjithatë ajo nuk bën të ditur detaje të mëtejshme për pozicionin që do të mbajë kur të kthehet, edhe pse është përfolur gjerësisht se do të mbulojë rolin e opinionistes. Noçja tha se preferon që të mbetet gjithçka surprizë duke qenë se edhe pak ditë duhen për ta zbuluar.