Tashmë e dimë të gjithë që Noizy dhe Blerim Destani janë shumë miq të mirë dhe shumë të sukseshëm në profesionin e tyre.
Por përmes një postimi në Instagram, Blerimi zbulon se ata jo vetëm kërcejnë (Ishte Noizy ai i cili publikoi disa video të djemve të grupit OTR mbrëmjen e Vitit të Ri) por edhe këndojnë tallava.
Në këtë video shfaqet Noizy, Blerimi dhe Altin Sulku teksa këndojë këngën “Jalla shofer”.
Nuk mungon as Ermal Mamaqi i cili ndryshe nga miqtë e tij që ia kanë marrë këngës, në momentin që i drejtohet kamera, tregon pirunin me ushqim.





