Noizy ka publikuar një ditë më parë këngën e re. Ai ka bashkëpunuar me artistët ndërkombëtarë Ay Em dhe Dappy.
Artistët publikuan me videoklip këngën “Expensive Touch” me të cilën synojnë të kryesojnë në top-listat e britanikëve.
“Ju dua ti beni sa me shume replay kesaj kenge pasi vetem nga ju mund të shkojm në Uk lists & Awards. Në Uk nisi gjithcka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll do e shkatrrojm vendin siç e Kena zakon. Fansat Ma të flakt në bote koha tu kallxojme sa eshte ora. Share and support the movement OTR 4 Lyf”,- shkruan Noizy në një postim të ndarë.





