Këngëtarja Enca Haxhia ka deliruar në një farë mënyrë në përgjigjet që i ka dhënë Arian Çanit.   “I dashuri i Encës a duhet të ketë buzë të trasha?”, pyeti gazetari i njohur.  

“Më pëlqejnë buzët e trasha, prandaj pse jo?”,  deklaroi Enca  

“Noizyn e ke gati”, i thotë Çani, duke provokuar me një pyetje, që qarkullon prek kohësh në mendjen e të gjithëve  si një dyshim për ekzistencën e një lidhjeje të mundshme mes këngëtares dhe reperit të famshëm.  

“Ndoshta, pse jo?”, përgjigjet Enca. Çani mori atë që donte dhe … Por më pas Enca tenton të marrë masa, që të mos keqkuptohet dhe i drejtohet Arianit:

“Ti Çani e di që unë kur bëj shaka, bëj shaka… Kur flas seriozisht flas seriozisht…”.  Gjithsesi edhe nëse është apo nuk është Noizy i dashuri i Encës, atëherë ai është identikiti ideal, që këngëtarja ka për të dashurin e saj në prespektive.