Rigels Rajku, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Noizy, i ftuar në një emision të Turjan Hyskës, ka bërë publike projektet e tij të fundit. Ndër të tjera Noizy lajmëron për regjistrimin e “një patente” për brandin e disa këngëtarëve OTR, duke e konsideruar këtë “international label”, si revolucion për muzikën. Gjithashtu ai njoftoi se në prill do të prezantojë albumin e tij më të ri që do të titullohet “ZinCity” dhe do të përmbajë 18 këngë, 7 prej të cilave edhe me klipe.

Gjatë intervistës Noizy bëri të ditur se është pajtuar me këngëtarin Ledri, ndërsa theksoi se nuk i njeh Babastars-at. Në ngacmimin që moderatori i bën për liderin e tyre, Getoarin, Noizy përgjigjet se e njeh si fituesin e Eurosong-ut, duke aluduar me ironi për Konçitën, këngëtaren trans që fitoi atë festival në 2014.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit për fitimet e tij në muzikë, Noizy është përgjigjur: “Do ta krahasoja veten me biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri.”