Reperi i njohur, Rigles Rajku i njohur si “Noizy” ka bërë një reagim të fortë për vrasjen makabër të 8-vjeçarit, Mateo Vesiut, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Noizy nëpërmjet një story që ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram”, u ka bërë thirrje të gjithë të burgosurve, që të “kujdesen” për autorin e krimit, kur ai të jetë pas hekurave.

Reperi ka publikuar foton e autorit të krimit makabër, Klodian Çalamanit, mbi të cilën shkruan:

Kjo foto është për të gjithë çunat me vlerë dhe sedër që janë nëpër burgje të Shqipërisë… Kur ta shihni ta keni parasysh vetë…kini kujdes o çuna aty mrena, se ky është i fortë ka vrarë një fëmije 8-vjeçar”

Ngjarja e rëndë e rrëmbimit dhe vrasjes së 8-vjeçarit në Fier, mbrëmjen e 16 nëntorit, ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve, të cilët kërkojnë dënimin me vdekje për Klodian Çalamanit.