Për të gjithë ata që nuk e dinim, reperi i njohur Noizy, është marrë dikur me boks në rrugë (street fight).
Nga studio e emisionit “Zonë e lirë”, ai është shprehur mbrëmjen e djeshme se do t’i rikthehet edhe njëherë dueleve të lëna përgjysmë vite më parë.
“Dikur unë e fitova duelin, tani kam menduar ti rikthehem edhe njëherë kësaj ndeshje. Do ta zhvillojmë në Zvicër dhe për këtë duel po interesohen disa menaxherë anglezë, pasi nga aty unë e kam filluar (street fight) duelin në rrugë”,- u shpreh Noizy.





