Mania për të thyer rekordin në ecjen më të shpejtë në tunelin e Kalimashit, duket se ka prekur dhe Noizyn. Noizy është i fundit që ka publikuar një video është shfaqur duke ecur me shpejtësi të madhe, por nuk mund të shihet shpejtësia maksimale pasi videoja përfundon teksa rritet shpejtësia.
I pari që ka postuar ecjen me shpejtësi ka qenë një i ri nga Kukësi, i cili postoi një video ku tregonte se kishte kapur shpejtësinë prej 316 km/h.
Nuk kaluan shumë ditë dhe një i ri tjetër nga Kosova e sfidoi, pasi me Lamborghinin e tij regjistroi shpejtësinë 329 km/h.