Reperi shqiptar Noizy ka sjellë projektin më të ri muzikor, të titulluar "Super Hot", dedikuar një femre seksi.

Ky projekt duket se e kthen artistin pas në kohë. Në fillimet e karrierës së tij, ku këngët që flisnin për dashurinë apo pëlqimin ishin më të pëlqyerat e publikut, prandaj projekti u konsiderua si një surprizë për fansat e tij.

Kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi i këngës në versionin audio dhe ka marrë mbi 300 mijë klikime. Kujtojmë se para tre javësh, Noizy publikoi duetin "Shum shum" me reperin Gent, shqiptari që po zhvillon karrierën në Gjermani.