Rigels Rajku dhe miku i tij Bahtaj Bajraktari janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi kërkohet nga autoritetet e Kosovës lidhur me sherrin e dhunshëm të ndodhur në Pejë.

Pas vendimit, artisti Alban Skënderaj ka dërguar një mesazh për mikun e tij, Noizy.

Në rrjetet sociale Albani ka ndarë videon e bashkëpunimit të tyre vite më parë duke e inkurajuar të qëndrojë i fortë me fjalët: “Pas shiut do dalë dielli”.