Noizy vjen me plot surpriza për të gjithë fansat e tij.

Pas njoftimit për një koncert të madh në Athinë, reperi tani ka paralajmëruar projektin e tij të ardhshëm muzikor.

Kënga e tij e parë nga albumi i ri “Icon”, do të dalë më 8 nëntor.

Refreni i kësaj kënge ka disa muaj që po qarkullon në rrjet dhe është bërë virale.

Kujtojmë se më 16 nëntor, ai do të mbajë një koncert për herë të parë në stadiumin “AEK” në zemër të Athinës.

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Noizy u shpreh se ky do të jetë një spektakël i paharrueshëm dhe ka premtuar që do të japë maksimumin për të krijuar një përvojë të veçantë për të gjithë të pranishmit.

Të dashur miq, familjarë, fansa të zjarrte, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi. Shqipet po vijnë nga qielli, meqë toka me raste bëhet e vështirë.

Në datë 16 Nëntor po vij për herë të parë në stadiumin “AEK” në zemrën e Athinës së bukur, për një festë të paharrueshme dhe një natë spektakolare me plot muzikë Live dhe momente magjike.

Dashuri për fansat shqiptarë dhe grekë, ju premtoj që do të jap maksimumin si çdo herë.