DURRËS, 7 nëntor 2014–  Këngëtari Noizy përmes një postimi në Facebook ka njoftuar fansat e tij se është mirë.

"Jam ende gjallë. Faleminderit Zot, faleminderit të gjitha", ka shkruar Noizy.
Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka pësuar një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Fllakës. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Pas parakalimit të gabuar, makina e Noizyt është futur poshtë gomave të një kamioni.