19 nëntor 2014 –  Vetëm pak ditë më parë reperi i njohur Noizy u përfshi në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës, e mjekët i kanë rekomanduar të pushojë. Por Noizy nuk ka ndërmend të pushojë, duke iu rikthyer koncerteve sipas axhendës së mëparshme. Në një foto të postuar në rrjetin social “Facebook”, Noizy shihet duke kënduar para mijëra fansave me dorën e fashuar.

“Sipas doktorit nuk duhet të isha në këtë koncert por nuk rrija dot pa i parë gjithë këto fansa” – ishte mbishkrimi që shoqëronte foton.