Kohët e fundit është përfolur se reperi Noizy është në lidhje me një bukuroshe të quajtur Naomi, e cila është gjithashtu këngëtare. E në fakt dyshimet shtohen edhe më shumë, pasi  vajza së fundmi ka udhëtuar nga Zvicra në Tiranë për të kaluar disa ditë në Shqipëri….pranë reperit.

Ajo ishte e pranishme në skenë bashkë me Noizy-n dhe dy djemtë e tjerë të grupit në koncertin e këtyre të fundit dhe është parë duke e shoqëruar reperin në udhëtime jashtë Tirane. Noizy mesa duket është aq i përkushtuar ndaj marrëdhënies së re, saqë edhe gatuan për Naomin.

Kjo e fundit është bërë pjesë e grupit OTR dhe këtë e ka treguar nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram.

A janë këto fakte të mjaftueshme për të besuar se Noizy dhe Naomi janë në një lidhje?