18 nëntor 2014– Reperi Noizy është duke realizuar një set fotosh me fotografin shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha. Një ndër këto foto, këngëtari në fjalë ka vendosur ta publikojë në Instagram, duke falenderuar fotografin Berisha, për punën e tij të shkëlqyer.

Ndërsa nga ana tjetër, Noizy nuk lë pas dore projektet e tij muzikore, pasi mbrëmjen e sotme do të publikojë këngën më të re, ku këtë herë ka ardhur në bashkëpunim me kushëririn e tij, Altin Sulku. Kënga e tyre titullohet “Gipsy lover”, e cila do të publikohet në orën 20 :00 të mbrëmjes.