Nuk ndalet Noizy.
Pasi u përmend në programin e Luana Vjollcës dhe u komentua negativisht e u thumbua nga MatoLale dhe Marin, sërish Noizy ka dalë me një tjetër reagim.
Reperi ka shkruar në Instastory, se e di që emri i tij është kthyer në “Brand” dhe prodhon e shet lajm gjithnjë.
“Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por cfarë të dëgjosh?”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Noizy u thumbua gjatë emisionin “Zemër Luana” nga MatoLale dhe Marin.
Një ndër pyetjet që iu bë reperëve në emision ishte: Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?
Menjëherë MatoLale qëlloi foton e Noizy-t me breshëri ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Marini.
“Po ia fute mikut tim, je edhe armiku im!”, tha Marini ndër të tjera.
Jo vetëm kaq por MatoLale i bëri një ‘diss’ edhe Varrosit: O kos je i vetmi qeros pa X6 që njof, shtëpinë se ke me bar, shtëpinë e ke me majdanoz. Si m’thu mu ta kam mbush barkun, unë ta kam mbush barkun bukë e kos. Ti e di shumë mirë ça bohet nëse unë lojën e zhvendos!