I ftuai i radhës në Zonë e Lirë të Arjan Çant, është Naizy, i cili ka promovuar albumin e ri.

Gjatë intervistës, këngëtari ka treguar rreth jetës së tij të jetuar në Sukth.

Ndoshta askush më parë nga fansat e tij nuk e dinte se këngëtari i tyre i preferuar ka jetuar në një qytezë shumë afër Durrësit.

Noizy tregon përgjatë kësaj interviste për jetën e tij familjare për prejardhjen dhe për besimin.

Ai tha se nënën e ka katolike me orgjinë nga Kruaja, ndërsa babai është i besimit mysliman nga Dibra.

Ndërkaq, në intervistën me moderatorin Arian Çani ai ka folur edhe për shpërdorimin që i bëhet fesë myslimane në lidhje me terrorizmin.

Sipas tij, feja nuk duhet të përdoret nga keqdashës të saj dhe që keqinterpretojnë filozofinë e kësaj feje.

Intervista më pas ka kapërcyer në fëmijërine e hershme të Noizyt kur  ishte vetëm 11 vjeç, dhe në atë kohë, ai po jetonte në vitin e mbrapshtë të ’97-ës.

Vit që Noizy u largua bashkë me familjen e tij në Angli.

Këngëtari tregoi edhe për emrin e artit ku, sipas tij, profesori një ditë mësimi e thirri, thjesht: Noizy!

Që nga ai moment, Regelsi u shndërrua në Noizy.

Gjithashtu Noizy konfrmon se nuk mund të ktheht në Londër pasi ka qenë i kërkuar, e ndërkohë takimet me vajzën, Lendrës i bën në vende të ndryshme të botës.