Jamal Musiala do të jetë jashtë fushave për të paktën katër ose pesë muaj pasi pësoi një frakturë në fibulë pas një përplasjeje shumë të fortë me Xhianluixhi Donaruma, në ndeshjen e së shtunës midis PSG dhe Bajern Mynih. nojerNdërhyrja e numrit një të Italisë ka shkaktuar polemika të shumta: disa kanë folur për një dalje tepër agresive, të tjerë kanë nënvizuar vështirësinë për një portier për të shmangur plotësisht kontaktin në raste të tilla.Agjenti i tij, Vinçenco Raiola, i doli në mbrojtje lojtarit , duke shpjeguar:
“Është çështje e të dhjetave të sekondës. Xhixhio e preku topin i pari dhe nuk mundi ta shmangte goditjen. Ai absolutisht nuk donte ta lëndonte Musialën. Ai është një person shumë i ndjeshëm, aq sa sapo u kthye në dhomën e zhveshjes e ndezi telefonin më herët se zakonisht për të më dërguar mesazh, u shokua.”Përsa i përket fjalëve të Nojerit: “E kuptoj që ai po mbron një shok skuadre, por të gjithë reagojnë ndryshe. Në dhjetor, Xhixhio rrezikoi të humbiste një sy në një përplasje me Singo. Dhe në vitin 2014 ishte Nojer ai që lëndoi Higuain…”





