Pas prezantimit në Kuvend të projektbuxhetit nga kryeministri Edi Rama, në foltore është ngjitur deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili e nisi me batuta fjalën e tij.
“E ka bërë pis (për Ramën), të vijë dikush ta pastrojë këtu foltoren. Edi Rama mbetja e pariciklueshme e këtij vendi”, u shpreh Noka.
Dhe pas këtij momenti, stafi i Kuvendit ka ndërhyrë duke e pastruar me leckë foltoren, për të cilën u shpreh deputeti Noka.