Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Në një moment teksa po fliste Taulant Balla, deputeti i PD-së, Flamur Noka është drejtuar drejt tij, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e gardës.
Më pas Noka ka marrë një bidon uji në tavolinat e Kuvendit dhe e ka hedhur drejt ministrit Balla.
“Lërë mo ti lëre, se je bërë qesharak komplet, lërë të përgigjet njëherë të vetme”, tha Balla për Flamur Nokën.
Në këtë momente deputeti demokrat është kthyer me vrap dhe është nisur drejt Ballës, i cili ndodhej në tavolinën e tij, vë vendin ku qëndrojnë ministrat.
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të qetësuar deputetin e PD-së.
Spiropali ndërkohë e ka përjashtuar menjëherë Nokën nga seanca.