Komisioni i Sigurisë Kombëtare i ka kërkuar informacion Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për masat e marra nga policia më 11 dhjetor, ditën e zhvillimit të Kuvendit të ish-kryeministrit Berisha, ku u rrethua selia e PD.

Shkresa që mban firmën e deputetit, Flamur Noka, thotë se është konstatuar për herë të parë në 31 vite pluralizëm që forcat policore në mënyrë të kundraligjshme janë përfshirë në situatën e brendshme të një partie politike.

Për këtë arsye Komisioni i Sigurisë Kombëtare kërkon të dhëna mbi informacionet e marra për të ndërrmarrë këto veprime nga Policia e Shtetit.

Forca të shumta policie rrethuan në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, më 11 dhjetor.