TIRANË, 28 shkurt 2013- Pasi fotot e të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryepolicit, Drita Lamaj, pikërisht biznesmenit Arben Frroku ulur në tryezë me shefat e drejtorive të Policisë së Shtetit bënë xhiro në media, ministri i Brendshëm Flamur Noka, në një prononcim për mediat deklaroi se ato nuk përbëjnë problem për hetimet. 

Ministri Noka paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin dejate të reja sa i takon lidhjeve të biznesmenit të dyshuar për vrasjen e e kryekomisar Dritan Lamajt, që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes. 

‘Hetimet po shkojnë shumë mirë. Cdo insinuatë për foton nuk krijon problem për hetimet. Dua që të fokusohemi tek ngjarja. Sa i përket lidhjeve të zotit Frroku me politikën do i bëjmë shpejt gjerat me dije që do ndryshojë orientim rrjedhën ngjarjes”, tha Noka pas zhvillimit të homazheve në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë, për dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, ranë në krye të detyrës, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, në Vlorë. 

BERISHA: POLICIA U PËRGJIGJ “FLAKË PËR FLAKË” 

Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot se policia ju përgjigj “flakë për flakë” dhe në mënyrë të menjëhershme autorëve të krimit të kryekomisar Dritan Lamaj teksa tha se drejtësia vonon, por nuk harron. Berisha nuk komentoi foton e biznesmenit Arben Frroku me kryepolicët. 

“Për krimin e shëmtuar, thashë edhe njëherë, për autorët politik shqiptarët u shprehen. Për probleme të tjera drejtësia vonon por nuk harron. Ndërsa për rënien në detyre të kryekomisar Dritan Lame, kam shprehur të gjithë vlerësimin e dhe konsideratën time. Një gjë është e sigurtë, që policia ju përgjigj flakë për flakë dhe me shpejt se kurrë identifikimit të autorëve. Ministria e Brendshme ka të gjithë mekanizmat për të zbardhur cdo të vërtetë rreth krimit”, tha Berisha pas homazhe të kryera të homazheve në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë, për dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, ranë në krye të detyrës, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, në Vlorë. 

FRROKU FOTO ME KUPOLEN E POLICISE

Ditën e djeshme u zbuluan  fotot e Arben Frrokut, të dyshuarit për atentatin mafioz ndaj kryekomisar Dritan Lamajt, me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Shtatë fotot, ku shfaqen krerët e uniformave blu, të shkrepura dy vite më parë në një lokal në Dajt, i kishte 
hedhur në faqen e tij në "Facebook" Tonin Vocaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimeve të Krimit në Policinë e Shtetit.

I akuzuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, Arben Frroku duket se ka pasur një njohje të hershme me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Në disa foto të publikuara në profilin në Facebook të Drejtorit të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. 

Tonin Vocaj shfaqet me Frrokun në një darke miqësore me krerë të Policisë së Shtetit. Në shoqërinë e Frrokut janë zv/ Drejtori i Përgjithshëm, Agron Kulicaj, Tonin Vocaj, Drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Departamentit të Sigurise Publike dhe Nikolin Bala, drejtor i Njësive operacione Speciale. Bëhet fjalë për një drekë miqësore të dy viteve me parë, konkretisht në 25 prill te 2011 në ate që njihet si lokali i Jak Memës, rrugës për në Dajt.