TIRANE, 28 qershor 2013 – Dashuria e Flamur Nokës ndaj kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, duket se do të jetë e përjetshme. Së paku kjo kuptohet nga një poezi që Ministri i Brendshëm ka postuar në faqen e tij të rrjetit social për Sali Berishën.

“Lider që solli demokracinë në vend.

Lider që ngriti flamurin tonë përkrah vendeve të tjera të NATO-s.

Lider që bëri Shqipërinë më të sigurt në rajon.

Lider që bashkoi popullin shqiptar nëpërmjet RRUGËS SË KOMBIT.

Libër që bashkoi shumë e shumë familje shqiptare me LIBERALIZIMIN E VIZAVE.

Lider që rriti zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

Lider që rriti cilësinë e jetesës së shqiptarëve.

Lider që solli 24 orë drita, ujë dhe pa paguar ne ato i kishim.

Lider që ngriti ndjeshëm turizmin shqiptar.

Lider që bashkoi Elbasanin me Tiranën.

Lider QË U TRADHTUA NGA TË MIRAT QË I BËRI KËTIJ POPULLI.

Lider që kurrë nuk do të harrohet.

Lider si Ty nuk vjen me Sali Berisha

Ne ty të duam. Ti je lideri ynë”.