Një incident është shënuar gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje. Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka qëlluar një prej operatorëve të mediave me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky moment nuk është kapur nga kamerat, ndërsa ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla që i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se nuk mund të ketë reagime të tilla ndaj medias.

Ndërkohë, Noka ngriti pretendime se operatorët filmojnë edhe telefonat e deputetëve.

Lindita Nikolla:Vërejte me reagimin ndaj mediave. Nuk mund të reagoni ashtu ndaj medias duke e qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë teksa shoh një veprim të tillë.

Flamur Noka:Ti maksimumi deri tek perdja sheh, nuk sheh përjashta.

Lindita Nikolla: Sytë e mi me gjithë gjyzlykë e shohin shumë.  

Flamur Noka: Edhe telefonat i filmojnë kameramanët e tu.

Lindita Nikolla:Jo nuk janë kameramanët e mi, po janë kameramanët e medias së lirë.