Deputeti demokrat Flamur Noka ka komentuar marrjen në pyetje të ish-kryeministrit nga SPAK ku tha se sot u pa që ka një skenar dhe regji kundër Sali Berishës, Partisë Demokratike dhe opozitës.
Noka u shpreh se në SPAK po çimentohet një institucion i antiligjit
“Berisha pa që ata atje nuk dinë ku t’ja nisin e ku t’ja bitisin, ose janë të terrorizuar. Ajo që u pa sot ishte qartazi se ka një skenar dhe regji kundër Berishës, PD-së dhe opozitës, e kurdisur nga Rama dhe zbatohet nga Dumani dhe Millonai.
Berisha ka shkuar dhe u ka bërë me dije lidhjet e tyre me McGonigal, lidhjet e tyre me regjimin, dhe se aty po çimentohet një institucion i antiligjit. Drejtësia e re erdhi si drejtësi politike”, tha Noka.