Nokia 3310, ka qenë padyshim një nga celularët më të fortë të të gjitha kohërave. Dhe ja ku vjen një lajm i mirë për të gjithë nostalgikët e telefonit legjendar dhe të pashkatërrueshëm: ai mund të rikthehet sërish në modë.

Sipas informacioneve të publikuara nga Evan Blass, drejtori i agjencisë “VentureBeat”, “HMD-ja, marka që ka liçencën për shitjen e pajisjeve të kompanisë historike finlandeze, do të nxjerrë një version të rishikuar dhe të përshtatur me kohën në kongresin e ardhshëm të teknologjisë në Barcelonë ‘Mobile Ëorld Congress’, që do të mbahet në fund të shkurtit”.
Në këtë kongres mendohet që Nokia do të paraqitet me tre pajisje, dy smartfonë, Nokia 5 dhe Nokia 3 dhe një telefon tjetër që mund të risjellë në jetë një prej pajisjeve më të pëlqyera të të gjitha kohëve. Sipas zërave pritet që celulari të kushtojë rreth 60 dollarë.

Nokia 3310 është prodhuar në vitin 2000 dhe numëron plot 100 milionë njësi të shitura.