Në një konferencë për shtyp ish-Kryeministri Sali Berisha sqaroi se do t’i drejtohet Gjykatës Konvencionale të Parisit për shpifje publike, ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinker.
I pyetur në konferencën për mediat, nëse pas përfundimit të çështjes, ai do ta dorëzojë mandatin e deputetit, Berisha u shpreh: “Unë thashë se do ta dyfishoj!”
Kjo përgjigje u prit me duartrokitje nga mbështetës të zotit Berisha që ndodheshin në sallë, e po kështu me duartrokitje Berisha u prit edhe në momentin e mbërritjes në hotel “Rogner”, ku mbajti konferencën.





