Është shfaqur me një look të ri, ashtu siç nuk e kemi parë prej shumë kohësh Nora Istrefin. 29-vjeçarja, mamaja e Renesë 9 muajshe ka bërë për herë të parë një ndryshim kaq të madh pas rreth 2 vitesh, gjatë të cilave i është përkushtuar shtatzanisë dhe më pas rritjes së të bijës, duke u tërhequr në prapavijë pa publikuar këngë të reja.

Flokët platin dhe piercing-u tregojnë një Norë më cool, më ekstravagante dhe përsëri rinore, gjithashu na sjell në mendje motën e saj Erën , me flokët bjone dhe me piercing. Nora ka eksperimentuar herë pas here me pamjen e jashtme, më fort kur në 2012-ën hoqi flokët në 2 anët e kokës. (foto 2) Megjithatë, përgjithësisht e kemi parë të ruajë një stil më klasik nga ç’shfaqet në këto foto të reja.

Në shkurt, Nora nisi xhirimet për klipin e saj të ri, i cili ndonëse nuk është publikuar ende, duket se do ta shfaqë Norën me një stil më klasik, të cilit ajo i ka qëndruar besnik gjatë viteve të fundit; me flokët në ngjyrë natyrale e me modele të thjeshta.