Një martesë e bujshme që përfshiu faqet kryesore të mediave dy vjet më parë ishte ajo e ҫiftit Nora dhe Robert Berisha, dy këngëtarët e dashur të publikut që nuk kanë kaluar pa u komentuar.
Shumë është përfolur për marrëdhënien e tyre dhe për një krizë të mundshme martese, por asnjëherë më shumë se tani, Nora dhe Roberti nuk kanë qenë më të lumtur. Prej më pak se dy vjetësh, dy këngëtarët janë prindër të një vazje, Renee, e cila u ka ndryshuar jertën, por jo më pak ka ndryshuar edhe jeta artistike e të dyve gjatë këtyre dy viteve. I ftuar pasditen e sotme në “Rudina” në Tv Klan, Roberti ka rrëfyer më shumë për jetën e re në muzikë si këngëtar, për marrëdhënien e tij me të bijën, por edhe atë me Norën, e cila ka qenë një prej temave më të diskutuara në showbiz.
Duke u rikthyer pas në kohë, Roberti ka kujtuar edhe ditën më të lumtur me Norën, martesën, rreth 3 vjet më parë – një festë e cila i përfshiu të gjithë familjarët, miqtë e kolegët deri në orën gjashtë të mëngjesit, një festë e cila përfshiu të gjitha mediat e Shqipërisë dhe të Kosovës për shkak të interesit të madh të publikut.
Por Nora dhe Roberti ishin kurorëzuar shumë kohë më parë dhe për këtë askush nuk kishte ditur gjë. Një histori që nisi 8 vjet më parë, pas kthimit nga Amerika të Robertit, ishte celebruar tashmë. Njohja me këngëtaren ishte e rastësishme, por impenjative marrëdhënia pas saj. Pak kohë më vonë erdhi fejesa, pastaj celebrimi, tregon Roberti: “Ne kemi qenë të kurorëzuar, sepse unë jam nënshtetas amerikan. U ktheva pas tre viteve nga Amerika, pastaj u njoha me Norën. Para dasmës, ne ishim kurorëzuar, por kurrkush s’e ka ditur…
Meqenëse unë jam nënshtetas amerikan, e shpejtuam celebrimin, me qëllim që Nora të përfitonte dokumentet që edhe ajo të merrte nënshtetësinë…” – tregon Roberti. Megjithatë, me gjithë nxitimin, Nora akoma nuk i ka përfituar dokumentet amerikane: “Nora nuk i ka përfituar akoma, kanë ndërruar ligjet. Duhet të jetosh atje të paktën një vit, në mënyrë që ta përfitosh….“
Prej disa muajsh, ҫifti dhe vogëlushja e tyre Renee jetojnë në një shtëpi të re, një rezidencë në Prishtinë, larg zhurmës dhe me më shumë hapësirë për të voglën. Por jeta dinamike e dy muzikantëve nuk është e fokusuar vetëm aty. Vendi i dytë pas Prishtinës që Roberti do të donte të zgjidhte për të jetuar është Tirana: “Më pëlqen shumë të jetoj në Tiranë, pas Prishtinës… “ – thotë ai duke lënë të nënkuptohet se në të ardhmen, edhe këtë dëshirë mund ta bëjë realitet./Revista Class