1 korrik 2015 – Fitueses së medaljes historike për Kosovën, xhudistes Nora Gjakova i është mohuar medalja e arit në Lojërat Evropiane “Baku 2015”.

Kështu ka deklaruar trajneri i saj, Driton Kuka, për televizionin ‘Dukagjini’, duke thënë se gjyqtarët ia mohuan asaj fitoren në gjysmëfinale, transmeton ‘Gazeta Olle’.

Ekspeditat e xhudos janë rikthyer në Kosovë të hënën mbrëma. Gjakova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kg, duke u bërë kështu kosovarja e parë që sjell titull olimpik. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/