Motrat Istrefi janë të njohura në fushën e showbiz-it për muzikën, stilin dhe hiret e tyre. 

Nora zgjodhi emisinonine Turian Hyskës për të bërë promovimin e klipit të saj më të ri “Sa t’kom dasht”. Diva e muzikës gjithshtu deklaroi se ka patur një ofertë për të krijuar një reality show me familjen e saj, siç është bërë me familjen Kardashjan. Por për Istrefin diçka e tillë nuk është parë me prioritet, për shkak të angazhimeve muzikore të të dy motrave.

Nora Istrefi shtoi mes të tjerash, se për momentin nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim në këngë, me motrën e saj Erën. Lidhur me profesionin e saj, Nora tha se do të vazhdojë të këndojë gjatë, e se në të ardhmen, mund ta përfshijë edhe vajzën e saj në klipet e këngëve.

Ndërsa është bërë pjesë e lojës së Turjan Hyskajt, në një krahasim me të motrën, Nora është shprehur me altruizëm se Era ka zë më të bukur, ndërsa ajo ka bërë më shumë para.

Më në formë se kurrë, Nora Istrefi shpjegoi se karriera e një këngëtareje, shkon në një pikë kulmore, pas lindjes së një fëmije, pasi e pjek atë në të gjitha drejtimet. Këngëtarja u shpreh se dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë, por natyrisht, jo së shpejti