Kosovë, 19 qershor 2014  – Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, u paraqit si mos më mirë në VFM. Tepër seksi dhe gjithmonë duke prezantuar trendit më të fundit në stilet botërore, Nora Istrefi nuk zhgënjen. Por u përfol se fustani i saj ishte i ngjashëm me atë të Beyonce. Kur mediat e pyesin nëse ajo kopjon yjet botërorë ja si përgjigjet Nora. 
“Për ju që njihni vetëm Beyonce. Ç’ka dalloj unë këtu ? Këto të trija nuk e kan kopju njëra-tjetrën,thjesht e kan ndjekur trendin …une e katërta …gabimi vetëm që e kom emrin Nora edhe jam Kosovare …kurrë me pranu faktin që jemi të barabartë ose me hap me kohën ,gjith me negativizëm e përulësi…anyways One Love për krejt juve”,- ka reaguar Nora, pas shkrimeve se kishte kopjuar Beyoncen. 

Megjithatë, Nora, vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të kërkuara.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/