Këngëtarja e talentuar dhe e shquar gjithnjë për format e saj super sexy, Nora Istrefi, ka qenë shumë aktive këtë verë duke sjellur dy bashkëpunime për një kohë tejet të shkurtër, të cilët rezultuan me një sukses të lartë.

Këtë verë ajo po paraqitet edhe nëpër club-e verore, ku destinacioni i radhës ka qenë qyteti i Durrësit, raporton “DurrësLajm”. Nora, së bashku me Xhensilën dhe Getinjon kanë qenë mbrëmjen e së shtunës në një nga club-et verore në zonën e Currilave në Durrës, për të performuar hitet e tyre përballë qindra të rinjve durrsakë e jo vetëm, nën një atmosferë të zjarrtë…

Çdo fundjavë, club-et verore në qytetin e Durrësit presin këngëtarët më në zë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, të cilët elektrizojnë rininë durrsake. Nuk mungojnë as artistët e huaj, kujtojmë këtu edhe këngëtarin me famë botërore Chris Brown, ardhja e të cilit verën e 2016-s në Durrës bëri shumë bujë nëpër mediat rozë edhe rrjetet sociale.