25 nëntor 2014– Këngëtarja e mirënjohur kosovare Nora Istrefi, të hënën në mbrëmje ka performuar për të fundit herë në spektaklin “Dance with me”. Ajo ka vendosur ta mos jetë më pjesëmarrëse në show-n e prezantuar nga Alketa Vejsiu, sepse pas disa muajsh pret të bëhet nënë. Ndonëse prej 9 javësh është në dijeni të shtatëzanisë së saj, ajo ka kërcyer me partnerin Gent Bejko. Dhe ai, si një zotëri i vërtetë, gjithashtu do të tërhiqet nga spektakli. Drejpërdrejt nga studio e TV Klan, Nora Istrefi tha: “Kam vendosur që ta lë garën këtu. Nuk mund ta vazhdoj dot më. Arsyeja është se unë do të bëhem nënë. Dhe në këto momente nuk më intereson më asgjë tjetër, asnjë lloj çmimi sepse e vetmja gjë që më intereson më shumë tashmë është që do të sjell në jetë një fëmijë”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





