Një javë më parë, këngëtarja Nora Istrefi dhe e bija, Renée u larguan nga Prishtina për të shijuar disa ditë pushime, pasi Roberti njoftoi se martesës së tyre i kishte ardhur fundi.

Gjatë pushimeve, Nora publikonte fotografi me vajzën dhe askush nuk e dinte se kush ishte personi i tretë që i shoqëronte. Pati spekulime se Roberti është me ta, por këngëtarja ka vendosur të shuajë spekulimet.

Ajo ka bërë një postim me shumë fotografi, ku në fund është nëna e saj, Suzana, çka tregon se fotot e Norës me Renée i realizon gjyshja.