Keisi dhe Stresi janë një ndër dyshet më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ata janë përfolur për ndarje, ribashkim dhe sërish ndarje.
Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar një ndarje përfundimtare. Ditën e sotme, Keisi i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram dhe ka pranuar se vazhdon që këngëtari shqiptar i preferuar të jetë Stresi.
“Hë se e di, të gjithë këtë përgjigje po prisni kaq shumë. Normal që është Stresi”, shkruan bukuroshja.
Ndërsa ka shtuar se artistja femër që pëlqen është Kida.





