23 persona kanë humbur jetën në Norvegji, pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës së kompanisë amerikane Pfizer, 13 prej të cilëve ishin të moshuar në azile pleqsh të moshës rreth 80 vjeç.
Zyrtarët shëndetësorë siç raporton New York Post dyshojnë se ishin efektet anësore të vaksinës, si ethet dhe të vjellat që mund të kenë ndikuar në fatalitetin e disa të moshuarve.
Më shumë se 30 mijë njerëz në Norvegji kanë marrë dozën e parë të vaksinës nga Pfizer dhe Moderna që nga fundi i muajit të kaluar.
“Ne nuk jemi të alarmuar nga kjo, është mjaft e qartë se këto vaksina kanë shumë pak rrezik, me një përjashtim të vogël për pacientët më të dobët”, tha drejtori mjekësor Steinar Madsen.
Efekte anësore serioze si alergji, shqetësime të forta dhe ethe patën edhe 9 persona të tjerë, ndërsa 7 persona kishin shqetësime më të lehta.