Finlanda së shpejti do të ketë në territorin e saj një mal. Është Norvegjia që do t’i japë Finlandës një mal, si dhuratë për 100-vjetorin e pavarësisë së saj nga Rusia.
Maja e Haltit shtrihet 20 metra në brendësi të kufirit norvegjez mes dy vendeve skandinave. Por tashmë norvegjezët kanë ndezur debatin për t’ia dhuruar Haltin Finlandës për festimin e Pavarësisë.
Nëse kjo dhuratë jepet, atëherë do të ndryshojnë të dhënat gjeografike të Finlandës, pasi mali 1365 metra i lartë do të bëhet dhe maja më e lartë e këtij shteti. Ndërsa Norvegjisë do ti kushtojë vetëm 0.05 km2 të territorit të saj, sa përmasat e 10 fushave të futbollit.
Aktivistët i kanë dërguar një peticion qeverisë dhe kanë nisur një fushatë në Facebook për të pasur mbështetje.
Në faqen e tyre ata kanë shkruar: “Qëllim i faqes është të shohim se sa norvegjezë janë të interesuar t’i japim Finlandës malin e Haltit, i cili është 20 metra brenda kufirit tonë, si dhuratë për 100-vjetorin në 2017”.
Fushata ka marrë mbështetjen e Norëegian Mapping Authority, ku shefja e saj thotë se është një ide e mirë “Është një dhuratë vërtetë e veçantë për një vend që nuk ka male të larta”, ka thënë Anne Cathrine Frostrup.