Policia norvegjeze ka thënë se ka gjetur “një pajisje e ngjashme me bombë” në kryeqytetin Oslo dhe për këtë arsye ka arrestuar një person.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se një hapësirë e gjerë e sheshit Gronland në kryeqytet mbrëmë ishte bllokuar.

Policia më vonë tha se “dukej se kjo pajisje kishte vetëm potencial për të shkaktuar dëme të kufizuara… dhe se po priten hetime të mëtejshme të domosdoshme”.

Policia nuk ka dhënë detaje për të dyshuarin që është arrestuar.

Vendet e Skandinavisë janë në gjendje alarmi, pasi pardje një kamion sulmoi turmën e njerëzve në Stokholm të Suedisë, duke vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë, në një sulm të dyshuar terrorist.